Rrjeti social Bebo u lansua në 2005, rreth kohës kur rrjetet e tjera sociale sapo po hynin në skenë.

Megjithatë, ndryshe nga Facebook dhe Twitter që “u ngritën në lartësitë qiellore”, Bebo arriti kulmin e popullaritetit në 2008, me 80 milion përdorues. Pas kësaj, gjërat shkuan tatëpjetë. Së pari iu shit AOL, pastaj Criterion Capital Partners dhe në 2013 kërkoi falimentimin.

Në atë moment, themeluesit e saj, John dhe Michael Birch, vendosën t’i vijnë në ndihmë. Ata blenë Bebo-n dhe premtuan ta rifillojnë atë, si një rrjet krejtësisht i ri.

Siç është njoftuar nga Michael Birch, Bebo i ri do të jetë një rrjet social që do të përqendrohet në profilet e përdoruesve dhe ndërveprimin në kohë reale, në vend se, si Facebook dhe Twitter, me “lajmet në mur”.

“Ne e përshkruajmë atë si një lidhje shoqërore drejtpërdrejt – kur jeni në Bebo, ju e dini se cili nga miqtë tuaj është në internet. Kjo është koha e përkryer për një rrjet të ri shoqëror. COVID-19 hapi sytë e njerëzve dhe u tregoi atyre se ka një mënyrë tjetër për të bërë gjërat”, i tha ai për BBC.

Lexo po ashtu:  Kosova bëhet anëtare e organizatës më të madhe të mjekësisë IFMSA

Ai shpjegoi se si i gjithë projekti është në të vërtetë një eksperiment i madh.

Kombinimi i nostalgjisë dhe kuriozitetit do të tërheqë mjaft përdorues që Bebo të vijë në jetë, tha Birch.

Tani për tani, përcjell MekuliPress, Bebo është në dispozicion vetëm për testuesit dhe nuk dihet saktësisht se si do të duket, ose si do të financohet. Ajo që pronarët e saj premtojnë është se përdoruesit “e vjetër” nuk do të kenë mundësi të hyjnë në llogaritë e tyre, por gjithashtu që Donald Trump do t’i refuzohet hyrja nga dita e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *