Në natën e katërt të festivalit të madh të muzikës në Itali, “Sanremo” është ngjitur në skenë një tjetër artiste shqiptare. Bëhet fjalë për, Dua Lipën, këngëtaren që na bën krenarë çdo herë edhe më shumë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte e ftuara speciale e mbrëmjes dhe i vuri flakën skenës. Ajo këndoi këngën “Don’t start now” e shoqëruar nga një trupë profesioniatësh baleti. Dua kishte zgjedhur një veshje ekstravagante prej lëkure të zezë dhe model të thjeshtë flokësh.

Performanca e saj u duartrokit nga publiku, pasi Dua përcolli gjithë energjinë në skenë. Mbrëmjen e kaluar, pjesë e skenës së madhe u bë edhe Alketa Vejsiu. Ajo prezantoi krah Amadeusit dhe arriti të tërheqë vëmendjen e të gjitha mediave.

https://lexo.com.al/wp-content/uploads/2020/02/VID-20200207-WA0040.mp4?_=3
https://lexo.com.al/wp-content/uploads/2020/02/VID-20200207-WA0039.mp4?_=1

Lexo po ashtu:  Shtyhet ribashkimi i Friends

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *