Më shumë se një miliard vakte ushqimore hidhen çdo ditë, ndërkohë që më shumë se 730 milionë njerëz jetojnë në kushtet e urisë në mbarë botën.

Rreth një e pesta e ushqimit shpërdorohet, shpesh për shkak të mbingopjes ose të planifikimit të dobët, ndonjëherë nga mungesa e kushteve të ruajtjes.

Këto janë disa nga rezultatet e një raporti të OKB-së për mbetjet ushqimore, të cilat në total arrijnë një kosto prej rreth 1 trilion dollarë në vit.

Shpërdorimi më i madh i ushqimit ndodh në familje. Rreth 60% e 1 miliardë tonëve ushqime të hedhura çdo vit vjen prej tyre. Edhe sistemet komerciale të ushqimit kanë pjesën e vet: 28% e mbetjeve vjen nga shërbimet ushqimore dhe 12% nga shitjet me pakicë rreth.

Në këto të dhëna nuk përfshihet 13% e ushqimit që humbet në zinxhirin e furnizimit ushqimor, midis korrjes dhe tregut, shpesh nga refuzimi ose prishja e ushqimit të ngrënshëm.

Përveç kostos, mbetjet janë kontribuues i madh në krizat e klimës dhe biodiversitetit, pasi përbëjnë afërsisht 10% të emetimeve globale të gazeve serrë, pasi toka shpyllëzohet për t’u vënë në shërbim të bujqësisë.

Lexo po ashtu:  "Ishte varfëria ajo që i bëri kapitalistët..." - Thëniet më të bukura të sociologut, Kropotkin