Shefi i ri i British Airways bëri të ditur se njerëzit e vaksinuar duhet të lejohen të udhëtojnë pa kufizime dhe të pavaksinuarit duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19, ndërkohë që shpalos planet për rinisjen e udhëtimit Pushimet nuk do lejohen të paktën deri më 17 Maj, sipas qeverisë, por më datë 12 Prill, Britania do të lajmëroi se si dhe kur do të rinisë udhëtimet për pushime. Sean Doyle, i emëruar si kreu ekzekutiv i British Airways në Tetorin e kaluar, i bëri thirrje Britanisë që të bashkëpunojë me qeveri të tjera që të lejojë vaksinat dhe aplikacionet e shëndetësisë për të hapur udhëtimin ajror. “Mendoj që njerëzit që janë vaksinuar duhet të kenë mundësinë për të udhëtuar pa barriera”- tha ai.

Doyle shtoi se prezantimi i vaksinave e ka bërë atë optimist se British Airways mund të rikthehet në fluturim këtë Verë, por tha se rimëkëmbja do të varet ndaj lajmërimeve më 12 Prill. Doyle kërkon që qeveria ti japë mbështetje aplikacioneve të shëndetësisë, që mund të përdoren për të vërtetuar rezultatin negative të një personi apo statusin e vaksinimit. Britania ka një ndër fushatat më të shpejta të vaksinimit në botë, me rreth 44% të popullsisë që kanë marrë dozën e parë.

Lexo po ashtu:  ”Porche” gjobitet 535 milionë euro për skandalin e ndotjes

Klevis Llaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *