Mid’hat bej Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Mes të tjerësh, ai ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar.

Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani.

Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, përmbledhjen “Hi dhe shpuzë ”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese socio-politike dhe etnike “Plagët tona” (1924) etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Albanais et Slaves” (1919) e të tjera.

Si njëri nga mendjendriturit shqiptar, Mid’hat beu njihet edhe për shumë thënie me interes për shqiptarët, disa prej të cilave i kemi përzgjedhur më poshtë.

“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”.

“Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë”.

Lexo po ashtu:  Truket e trurit: Pse një penalti mund të humbet edhe nga lojtarët më të mirë?

“Liria është që të mos të trazojë njeri ty dhe ti të mos të trazosh të tjerët”.

“Cili duhet të jetë ideali ynë? Duhet të jetë madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm”.

“Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve”.

“Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit”.

“Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër”.

“Mos u hidhëro po të shkojë tjetri para, edhe pse nuk ndenj dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar”.

“Është i lumtur ai që di dhe mund të punojë, që di dhe mund të bëjë edhe të tjerët të punojnë”.

“Që ta zgjojmë frymën e iniciativës, duhet të pushojmë së shpresuari gjë prej qeverisë”.

Lexo po ashtu:  Boiken Abazi: Para me helikopter dhe një pakt i ri - "Pandemia e ka çmitizuar “tregun e lirë”. Anembanë rruzullit tokësor të gjithë i kanë kthyer sytë nga shteti për ndërhyrje në ekonomi, për shpëtim."

“Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë”.

“Gjithë vlefta, gjithë fuqia, gjithë virtyti në këtë botë është, puna”.

“Shqiptari ikën jashtë Atdheut me lehtësi, jo se ai emigron, po ai shkon të kërkojë fatin gjetiu dhe është mbase ky eksod që pengon vendlindjen e tij që të kultivohet më mirë”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *