Një balenë beluga që jeton së bashku  me delfinët, ka befasuar studiuesit, pasi u regjistrua duke folur gjuhën unike të delfinëve.

Krijesa e detit u zhvendos në Dolphinarium Koktebel në Krime në nëntor të vitit 2013 kur ishte katër vjeç ku u monitorua nga shkencëtarët. Pavarësisht  disa vështirësive fillestare, balena u integrua shpejt në pod, që përbëhej nga një mashkull i rritur, dy femra të rritura dhe një femër të re, sipas studiuesve Elena Panova dhe Alexandr Agafonov nga Akademia Ruse e Shkencave në Moskë.

Brenda disa muajve, balena filloi të imitojë delfinët dhe çdo lëvizje që ata bënin , njofton Science Alert.  “Dy muaj pas futjes së beluga në një ambient të ri, kuptuam  se ajo filloi të imitonte tingujt e delfinëve, ndërkohë që tingujt dhe lëvizjet karakteristike të balenës filluan të zhduken”, thanë hulumtuesit.

Por, ata shtuan: “Inspektimi i regjistrimeve audio të bëra para dhe pas hyrjes së beluga zbuloi se imitimi ndër-specifik nuk ishte reciprok. “Ndërsa imitimet e gjuhës së  delfinëve u zbuluan rregullisht në mesin e vocalizimeve të beluga, gjetëm vetëm një rast në të cilin delfinët prodhuan thirrje të shkurtra që ngjanin me ato të balenës.

Lexo po ashtu:  HOROSKOP / Katër shenjat që duhet të rivlerësojnë standartet e tyre

Por, ndërsa balena ishte në gjendje të imitonte në mënyrë efektive shokët e saj, nuk dihet nëse krijesa ishte në gjendje të kuptonte gjuhën e tyre. Të  quajtura “kanarinat e detit”, balenat  beluga bëjnë një gamë të gjerë zhurmash. Ata kryesisht hanë peshk, kallamar, krustace dhe octopi dhe kanë 34 dhëmbë të dizajnuara jo për të përtypur, por për kapjen dhe copëtimin e presë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *