Ambasada Gjermane në Kosovë ka dhënë një informacion lidhur me aplikuesit kosovarë të vizave. Nga shkurti 2020 do të ketë formular të ri për vizën e Shengenit.

“Që nga 3 shkurti 2020, ju lutemi përdorni vetëm formularin e ri. Aplikimet për vizë me formën e mëparshme nuk mund të pranohen më nga kjo ditë” thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

Ambasada në njoftim ka bashkëngjitur linkun duke treguar formën e re të aplikimit me formularin e ri.

Ndryshe, ambasada gjermane vazhdon të jetë më e frektuentuara në Kosovë në vitet e fundit duke marrë parasysh numrin e madh të kosovarëve që kanë interes për të punuar në Gjermani.

Lexo po ashtu:  Pas shkarkimit të Dakës, presidentja Osmani emëron kryetarin e ri të KQZ-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *