Nga: Carl Jung

Zoti është përvojë e përgjithshme, të cilën vetëm racionalizmi i dobët dhe teologjia e përshtatshme e mjegullojnë. Shkenca gjurmon pas të vërtetës. Kisha e ka dhe për atë arsye nuk gjurmon pas saj.

Zoti është, dukshëm, faktor psikik e jo fizik, respektivisht ai mund të njihet vetëm psiqikisht e jo edhe fizikisht.

Për fenë flitet vetëm kur humbet njohja. Besimi dhe mosbesimi në Zot janë vetëm substitute (latsubstituere= ndërrim vendesh). Njeriu primitiv nuk beson, ai di, pasi që për të përvoja e brendshme vlenë sa edhe ajo e jashtme. Ai akoma nuk ka teologji dhe nuk është i verbuar me nocione habitëse. Ai jetën e tij detyrimisht e orienton kah faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të cilat, për dallim nga ne, i ndien ndaras. Ai jeton në një botë, e ne jetojmë vetëm në një gjysmë të tij dhe, a besojmë apo jo, në gjysmën tjetër.

Në mesin e të gjithë pacientëve të mi të moshës së mesme, respektivisht mbi moshën 35 vjeçe, nuk ka pasur asnjë prej tyre i cili nuk ka poseduar vështërsi me religjionin dhe asnjëri deri në fund nuk është shëruar po qe se nuk e ka mësuar religjionin.

Shpirti i njeriut dhe vuajtjet shpirtërore në shumë mënyra nënvlerësohen sikur Zoti po t’iu kishte lajmëruar njerëzve ekskluzivisht përmes radios, gazetave dhe predikimeve. Zoti njerëzve kurrë nuk iu ka paraqitur ndryshe përpos me shpirtë dhe përmes shpirtit. Shpirti këtë e kupton dhe ne e përjetojmë si diçka shpirtërore. Kush këtë e quan psikologjizëm fsheh sytë që shikojnë në diell.

Lexo po ashtu:  Pjetër Bogdani

Një ditë të bukur vere të vitit 1887 jam kthyer nga shkolla pasdite dhe kam shkuar në sheshin e katedralës. Qielli qe shkëlqyeshëm i kaltër dhe dielli rrezonte. Kulmi i katedralës shkëlqente nga shndritja e diellit dhe reflektohej në tjegullat e posa ngjyrosura. Kam qenë i xhindosur me bukurinë e kësaj pamjeje dhe mendova: “Zoti është i bukur edhe kisha është e bukur, Zoti të gjitha i ka krijuar dhe qëndron sipër, larg në Qiellin e kaltër, në fronin e artë”. E mandej u shfaqë zbrazëtia dhe ndjenja e gulçitjes. Kam qenë si paralizuar dhe e vetmja që më ka ra ndërmend ka qenë: e tash mos mendo më! Është shfaqur diçka e tmerrshme të cilën nuk dëshiroj ta rikujtoj, në afërsi të së cilës fare nuk guxoj të qëndroj…

Kam mbledhur guxim sikur të hedhem në zjarrin e ferrit dhe iu kam dorzuar mendimeve: para syve të mi ka qenë katedrala e mrekullueshme, mbi të – qielli i kaltër; Zoti rrin i ulur në fronin e artë, lartë në kozmos, e nga froni shtriheshin gjymtyrët gjigante, mbi çatinë e kuqreme të posa ngjyrosur dhe i mbulonin muret e kishës…

Lexo po ashtu:  “E fortë si vdekja”, fragmenti më prekës prej romanit të Guy de Moupassant

Tash më është bërë shumë më e qartë ajo të cilën më heret nuk kam mundur ta kuptoj. Kam kuptuar atë të cilën babai im nuk ka mundur ta kuptojë: Vullnetin e Zotit të cilës ai nga qëllimet më të mira dhe besimit më të thellë iu ka kundërvu. Për këtë arsye ai kurrë nuk e ka përjetuar Mrekullin e Mëshirës e cila të gjitha i shëron dhe të gjitha i bën të kuptueshme. Ai si orientim i ka marrë urdhërat e Biblës, ka besuar në Zot në mënyrën siç shkruan në Bibël dhe në mënyrën siç e kanë mësuar paraardhësit e tij. Por ai nuk e ka njohur Zotin e gjallë të pashprehur i cili është i plotëfuqishëm dhe jasht Biblës dhe kishës, i cili i ftonë njerëzit në lirin e tyre dhe i cili mund t’i detyroj t’i mohojnë pikëpamjet dhe bindjet e tyre personale për t’u zbatuar pakusht vullneti i Tij…

Atëherë ka filluar përgjegjësia ime personale. Ideja për të cilën kam qenë i detyruar të mendoj më është dukur e tmerrshme, dhe me të ka protestuar parandjenja se Zoti mund të jetë diçka i tmerrshëm. Kjo ka qenë fshehtësi e dhimbshme të cilën e kam përjetuar dhe, për mua, shqetësuese dhe gjë e errët. Ajo ka vu hije në jetën time dhe unë kam menduar thellë. Krejt këtë e kam pranuar si ndjenjë poshtorsie. A jam unë dreq apo derr, mendova, diçka e çmendur. Atëherë kam filluar fshehurazi ta studioj Biblën e babait tim. Me kënaqësi jam thelluar në Ungjillin e farisejit dhe doganjerit, dhe jam bindë se të zgjedhurit kanë qenë të çmendur. Mbresë të pashlyer në mua kanë lënë Toma mburracaku i pabesueshëm dhe Petri i pavendosur i cili i afrohet greminës.

Lexo po ashtu:  Gënjej!

Esenca humbet kur gjykon në frymën perëndimore, pasi që ai, nga mosdija, as nuk e vërenë e as nuk e njeh; ai harron se njeriu e ka edhe përjetimin e brendshëm, se ndihmohet edhe nga përjetimet subjektive të natyrës iracionale, të cilat i asgjësojnë argumentet racionale, dëshmitë shkencore dhe i ç’fuqizojnë diagnozat.

Ne nuk e njohim sakt Lindjen; nga kjo del pyetja qesharake: sa i duhet dikujtë kohë për ta gjetur rrugën e shpëtimit nëse ai Zotin e do, e sa nëse Zotin e urrenë? Më përpara do të kishte menduar se i nevoitet shumë ma shumë për ta urrejtur Zotin. Por hindusët thonë: “Për ta dashur Zotin shtatë vjet njeriut i duhen tre për ta urrejtë atë. Sepse po qe se e urrenë Zotin ai në të mendon shumë më gjatë. Çfarë ateizmi i rafinuar! Por kjo pyetje është plotësisht e drejtë, pasi që është e menduar mirë.”

– Carl Gustav Jung, “Njohja e Zotit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *