Nora Gjakova e ka nisur vitin 2020 me medaljen e bronztë, të fituar sot në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kampionia e Evropës 2018 dhe nënkampione e 2019-tës fitoi të bronztën në kategorinë -57kilogramë, përmes repesazhit.

Ajo mposhti në luftën për të bronztën portugezen, Telma Monteiro.

Në luftën e parë mposhti Leung të Kinës, pastaj Kionkinan e Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në luftën e parë në repesazh, mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.

Krahas medaljes së artë, Nora fitoi edhe 700 pikë Olimpike në rrugën drejt normës Olimpike Tokio 2020.

Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para. Nesër garon Laura Fazliu (-63 kg).

Grand Prixi i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë Olimpike Tokio 2020.

Lexo po ashtu:  Onana i interesuar të ribashkohet me Ziyech te Chelsea

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *