Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Artur Gaxha. KPK verejti se gjyqtari nuk justifikonte pasurinë, që në rastin konkret ishte një apartament 124,8 m2 në bashkëpronësi me bashkëshorten, legalizuar në vitin 2011. Gaxha nuk ishte i pranishëm në dhënien e vendimit. Nga konstatimet e bëra të KPK-së reultoi se në vitin 2010 gjyqtari nuk kishte deklaruar burimin e shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën.

Gaxha kishte në pronësi një garazh 25 m2, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhe një tokë arë në Bathore, 900 m2, të cilat kishin si burim shitjen e një apartamenti por sipas KPK-së pagesa nuk është bërë përmes llogarisë bankare të noterit.

Lexo po ashtu:  Donika Gërvalla: Mbi 40 vjet kanë kaluar nga dhjetori i vitit 1979 kur Babi detyrohet të largohet nga Kosova e robëruar për të mos u kthyer më asnjëherë - Ai që nuk e di se nga vjen, ai nuk e di as se për ku është nisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *