Nuk kam nevojë që dikush të shpenzojë miliona për të më bërë të lumtur, kam nevojë për dikë që e kupton se për të më bërë të lumtur, dashuria është e mjaftueshme për mua.

Nuk kërkoj dikë që të më paguajë faturat, ose të ndajë me mua shpenzimet e shtëpisë.

Dhe nuk dua dikë që të më sjellë hënën.

Nuk dua një njeri vetëm për të dalë nga rutina ose vetmia ime.

Nuk dua as dikë që vjen në derën time me një buqetë me lule të kuqe në duar dhe një “Të dua” rrethanore në buzë.

Dua që dikush të më befasojë, të jetë i interesuar për mua, të më pyesni për ditën time, të interesohet për gjërat e mia, të planifikojë të ardhmen time me mua dhe mos më thotë “po, sigurisht” ose “do të të telefonoj para se të biesh të flesh”.

Dua që të kem dikë me të cilin mund të jem plotësisht transparente, të mund të them se çfarë më mundon mua dhe çfarë mbush me gëzim, dikë që më tregon për jetën e tij, problemet e tij, që më sheh si mbështetje të tij, një njeri të besueshëm.

Lexo po ashtu:  Të rriturit nuk e dinë që një fëmijë mund të japë këshilla jashtëzakonisht të mira, edhe në rastet më të vështira

Unë nuk dua që dikush të bëjë gjoja si në një marrëdhënie të përsosur, një ndjenjë të përsosur, një jetë të përsosur. Dikush që shet iluzione.

Dua dikuë që të vlerësojë cilësitë e mia, të buzëqeshë me mua, të shikojë dorën time, të përpiqet të më përqafojë, jo dikë që t’i lutesh për një puthje.

Dua dikë që ndihet krenar për mua, i cili ndihet xheloz nëse dikush më shoqëron, i cili vlerëson atë që jam dhe që buzëqesh kur them “Të dua”.

Dua dikë që e kupton se preferoj një copë letre që thotë “Më ke hipnotizuar”, në vend të një dhurate të shtrenjtë.

Nuk më interesojnë pushimet e kushtueshme, më mjafton një shëtitje në natyrë, me duart shtrënguar.

Nuk synoj restorantet e kushtueshëm, më argëton të gatuajmë bashkë, në intimitet, me hare.

Nuk dua bizhuteri të kushtueshme, por krahët që dijnë të më mbajnë dhe ngushëllojnë edhe në momentet më të vështira.

Nuk kam nevojë të kem dikë që shpenzon miliona në përpjekje për të më bërë të lumtur. Dua vetëm të më vlerësojë dhe dojë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Gratë ruse të burgosura në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *