Për shumë shekuj, shumë njerëz kanë besuar se ari është një nga materialet më të shtrenjta në botë. Megjithatë, kjo është absolutisht e gabuar.Dhe po të shohim me kujdes: ari nuk është as ndër tre materialet më të shtrenjta.

Shafran — $11 për gram Kjo bimë është unike, duke kombinuar shijen fantastike dhe përfitime të mëdha shëndetësore. Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje.

Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës.

Ari – $ 56 për gram Ari është adhuruar nga kohëra të lashta dhe të gjitha gjërat e bukura janë të pashmangshme në krahasim me të.

Rodium – 58 $ për gram Një metal i grupit platin, i cili gjendet shumë rrallë. Për t’ju dhënë një pamje më të qartë, le të themi se një ton toke në sipërfaqe ka rreth 0.001g rodium.

Lexo po ashtu:  Ambiciet e italianëve, gjermanëve, kroatëve dhe serbëve për tokat e Sanxhakut

Platinum – 60 $ për gram Ky është një metal i rrallë dhe i çmuar me një ngjyrë argjendi të çelikut.

Ashtu si ari, është shumë rezistent ndaj acideve, alkalieve dhe komponimeve të tjera.

Metamfetaminë – 100 $ për gram Ky material është i ndaluar me ligj, dhe ju do të bëni mirë nëse nuk e shihni atë personalisht. Kurrë.

Bri i Rinoceronit – 110 $ për gram Megjithëse shkenca ka provuar se briri i rinoceroint nuk ka përbërje medicinale, ato ende konsiderohen të vlefshme për shkak të madhësisë, përdorimit si thika në kohërat e luftërave, si dhe për shkakun që rinoceronët janë tashmë në prag të zhdukjes.

Heroinë – 130 dollarë për gram

Kokaina – 236 dollarë për gram Ky pluhur i bardhë kristali është një lëndë narkotike e rrezikshme. Çmimi i saj më i lartë, në krahasim me atë të mësipërm, shpjegohet me ‘pastërtinë’ e saj dhe natyralitetin.

Plutoniumi – 4.000 dollarë për gram Një metal radioaktive i rëndë, me një ngjyrë të bardhë në të argjendtë. Përdorimet e saj variojnë nga prodhimi i armëve bërthamore dhe karburantit në një burim energjie për anijet kozmike.

Lexo po ashtu:  31 vite më parë Parlamenti Evropian i dha Adem Demaçit Çmimin Saharov

Painite – $ 9,000 për gram Ky gur është aq i rrallë sa shumë pak njerëz e dinë se ekziston. Është një mineral me ngjyrë portokalli ose ngjyrë të kuqërremtë dhe është zbuluar vetëm 65 vjet më parë. Ka vetëm disa qindra prej këtyre gurëve në botë sot.

Painite – $ 9,000 për gram Ky gur është aq i rrallë sa shumë pak njerëz e dinë se ekziston. Është një mineral me ngjyrë portokalli ose ngjyrë të kuqërremtë dhe është zbuluar vetëm 65 vjet më parë. Ka vetëm disa qindra prej këtyre gurëve në botë sot.

Taaffeite – $ 20,000 për gram ose $ 4,000 për karat Një gur i çmuar, në ngjyrë vjollcë, rozë, të kuqe ose të bardhë. Është një milion herë më i rrallë se diamantët, duke e bërë atë legjendë. Megjithatë, nga që është unik, nuk është shumë popullor kur bëhet fjalë për bizhuteri – dhe kjo është ndoshta arsyeja pse është relativisht i lirë.

Tritium – $ 30,000 për gram Ky gaz është përdorur në ndriçim – për shembull, në ndriçimin e tritiumit. Kushton rreth 15 milionë dollarë për të prodhuar një kile tritiumi.

Lexo po ashtu:  Çfarë përmban Traktati i Lozanës dhe si u dëmtuan shqiptarët në Greqi

Diamanti – $ 55,000 për gram Guri i çmuar më i famshëm në Tokë, dhe ‘shoku më i mirë i çdo gruaje’.

Kalifornium – $ 25-27 milion për gram Elementi kimik më i shtrenjtë ndonjëherë. Ai është sintetizuar vetëm një herë që nga zbulimi i saj në vitin 1950.

Anti-materia – 62.5 trilionë dollarë për gram Substancë më e shtrenjtë në Tokë. Prodhimi i një milligram positroni kushton rreth 25 milionë dollarë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *