Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare kirurgia e njohur e Shkodrës Zyliha Kraja. Mjekja u nda nga jeta pasi ishte e infektuar me COVID-19.

Përpara se të infektohej gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë por ditët e fundit u përkeqësua. Zyliha Kraja një kirurge e shkollës së vjetër në Shkodër nga duart e së cilës dolën një numër i konsiderueshëm mjekësh e infermierësh të tjerë.

Ajo ka kontribuar për vite me radhë në fushën e mjekësisë në Shkodër. Edhe pse prej vitesh ishte në pension ajo sërish ka vijuar të kontribuojë në spitalin e Shkodrës. Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.

Lexo po ashtu:  76 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje më të rëndë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *