NUK..
Nuk i buzëqesh mjegullës
për qejf të ujkut, as të dhelpres.
Nuk mallkoj rrugën që s’pati ura,
deshta dhe i dua kasollat
aq sa edhe kullat …
Shtegun e shkurtër kurrë s’ e zgjodha.
Si breshka nuk hapërova,
as si lepuri nuk vrapova…

Jusuf Zenunaj, Dilbeek, më 22 maj 2019

Lexo po ashtu:  “Në shtëpinë time, të babai, mua më kanë trajtuar si një kukull të vogël. Këtu, te ti, si në kukull të madhe.” – Pjesë nga kryevepra e Ibsen, Shtëpi kukulle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *