Vështirësitë janë situata në jetë që na bëjnë të rritemi më shpejt, që na ftojnë të shohim gjërat në një mënyrë tjetër, e cila na detyron të dalim nga vetja.

Na lejojnë ta njohim atë pjesë tonën që është fshehur, edhe pse mu para syve tanë. Kur ne përballemi me probleme që na e lëkundin botën, kjo bën të na dridhet vetë jeta jonë.

Këtu fillojmë të reagojmë me një rezervë energjie dhe force, që kurrë nuk e kishim menduar se e kishim, të vetëdijshëm se ajo që mbartim brenda na ka ndihmuar të rritemi dhe na ka dhënë guxim.

Eshtë shumë e rëndësishme që të marrim gjithçka që mund të na ushqejë nga një përvojë negative.

Ne do të jemi gjithnjë e më shumë në gjendje të vlerësojmë gjërat pozitive të jetës dhe gjithashtu do të mësojmë të qeshim përballë vështirësive të tjera. Ai shi që në një moment na shkaktoi frikë, gjë që na shtrëngoi të merrnim disa masa kufizuese.

Lexo po ashtu:  Pas zjarrit në Zubin Potok, flet Ministri i Brendshëm i Kosovës: Akt kriminal me elemente terroriste

Pas stuhive zakonisht kemi nevojë për një rimëkëmbje, pranish të papritura, njerëzish që hyjnë në jetën tonë dhe mbi të gjitha, çdo rreze drite do të vlerësohet dhe shfrytëzohet deri në maksimum.

Nëse keni ndërmend të lejoni përvojat e së kaluarës që të shënojnë apo përcaktojnë atë që ju jeni, të paktën kushtojini vëmendje atyre që do të zgjidhni.

Zgjidhni ato që do t’ju lejojnë të jeni të përulur, edhe pse keni njohur pjesën më të fortë tuajën. Zgjidhni ato që ju ndihmojnë të rriteni.

Qeshni nën shi dhe nëse stuhitë vazhdojnë të përkeqësohen, ruani paqen e qetësinë e brendshme dhe të jeni të sigurtë se do të dilni fitimtarë dhe të më të fortë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *