Dy punonjës të një zoologjik në Kharkiv, janë gjetur të vrarë nga ushtarët rusë. Ata kishin qëndruar në qytet për t’u kujdesur për kafshët. Sipas CNN-it, punonjësit ishin qëlluar dhe vrarë nga ushtarët rusë dhe u gjetën të mbyllur në një dhomë. Disa kafshë u evakuuan gjatë bombardimeve, tha kopshti zoologjik, duke përfshirë luanë, jaguar, dhelpra dhe hiena.

Por dy nga punonjësit qëndruan për të ushqyer kafshët e mbetura. Kur pjesa tjetër e stafit u kthye më 7 mars, punonjësit nuk ndodheshin aty, sipas deklaratës së kopshtit zoologjik.

Kharkivi, i cili shtrihet në verilindje të Ukrainës, është përballur me bombardime dhe sulme intensive që nga fillimi i pushtimit rus.

Lexo po ashtu:  35 vite nga debutimi i Super Mario

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *