Nuk jemi kah qajmë për ty, ti shko…

Ne jemi kah i qajmë njerëzit më të dashur që po na i merr vdekja.
Po i qajmë ata që nuk gjejnë ndihmë as në spitale. Në ato spitale ku edhe pas njëzet viteve jetë ende pacientët mbulohen me « qebe të kalit».
Ne jemi kah i qajmë edhe ata të sëmurë nëpër shtëpitë e tyre që nuk guxojnë as të shkojnë të testohen sepse do t’i ekspozohen më shumë pandemisë e sduan të kontaminojnë as të tjerët. Ata rrijnë shtritë në shtrumin e tyre sepse nuk i kanë as 50 euro për të bërë testin e as 70 euro për t’a njohur rezultatin. Po po rrafsh ky çmim iu kërkohet atyre.
Nuk jemi kah qajmë për ty, ti shko sepse je burrë shteti.

Qe 20 vite i pate kthyer shpinën të gjithë atyre që ishin në nevojë. Ti kishe vetëm dy prioritete: kuletën dhe shpinën tënde. Ty dyja i bëre të forta. Por jo shtëpinë tënde. Shtetin tonë!
Nuk jemi kah qajmë për ty sepse nesër do të marrësh rrugë.

Ti duhet t’a kesh ditur gjithëmonë se çdo rrugë të shpije dikund.

Lexo po ashtu:  Vjosa Osmani: "Mos i gënjeni qytetarët - Unë nuk i tradhëtoj qytetarët - Unë nuk jam tradhëtare - Unë do të votoj kundër këtij mocioni"

Ti kurrë nuk qele rrugë por ece rrugëve.

Ece dhe ngrite mure para syve tanë. Na i bëre të pamundura ëndërrat që kishim në liri.
Nuk jemi kah qajmë për ty. Ti shko… sepse ti zgjedhe t’a ndryshosh fatin tëndë, jo ne. Jemi kah qajmë vrasjen e ardhmërisë së rinisë.

Pse mendove se ne duhet të dalim e të « bërtasim » se të duam shumë. Bash tani! A e din ti se n’a ke lodhur?
Kemi « bërtitur« qe 20 vite e ti « veshët në lesh ». A e din ti se edhe Haga tash i ka « veshët në lesh » sepse aty je thirrë ti, jo ne!

Dije se ti nuk je « ne »! Ti ke një emër e mbiemër. Ndoshta më i miri në mesin e të mirëve, më i miri në mesin e të kqinjëve. Ti e din këtë, tregoju atyre! Jo meve. Ne e dijmë kush je.
Ti nuk je Kosova. Kosova jemi ne, populli i saj. Ti nuk je UÇK-ja. Ti ishe vetëm njëri në mesin e saj.

UÇK-ja dhe Kosova janë emra të përvetshëm. Kurrë mos e harro!

Pse ne po dashka të mos i pranojmë të metat tona. Ti shko e tregoju atyre. Ishalla kthehesh! Por asgjë nuk do të ndryshoj për ne.
As s’do të duam më shumë e as më pak.
Nuk jemi kah qajmë për ty as tash e as atëher kur do të n’a thuash se do të rrish atje ndoshta!

Lexo po ashtu:  Vuçiq befason me deklaratën e fundit: Do ta njohim Kosovën

Na ke rënë hise të flasim për ty në këto ditë zije mortore për atdheun! Por nuk e kemi mendjen tek ti. Ti je i rritun, mbrohu me ato që ke e që din. Ne po qajmë pse mbetëm të vegjël qe njëzet vite, mbetëm të dobët, pa shumë gjëra elementare në sofër. Me « paranë tonë » ti munde të paguash shumë për njëzet vite por nuk munde t’a bleshë e t’a shtjerrësh zërin e arsyes tonë.

Pse po mundohesh të identikohesh me « Ne »? Ti nuk je populli. Të kanë thirrë ty. Jo ne. Duartë tua, s’janë duartë e popullit. Askush në botën e civilizuar nuk po thot se UÇK-ja i ka duartë e ndyra! Ti vetëm në Kosovë mund të krijosh këtë mjegull sepse ndihesh nën ethe. Ti njëmend mjegull e bëre qe njezet vjet. Nuk jemi kah qajmë për ty. Ti shko… je i rritun. Çdo rrugë që merr, të shpije dikund. Ti këtë e ke ditur apo?

Lexo po ashtu:  Më 7 mars 1914 Princ Wied arriti në Durrës, kryeqendrën e vendit më të varfër dhe të harruar në Evropë.

Ne po qajmë të dashurit tanë që po vdesin çdo ditë. Po vdesin jo për fajin tëndë por për fajin e asaj që ti i përgatite sistemit shëndetësor qe njëzet vite.

Andaj të lutem, sot, mos na thirr, mos pretendo se do të dalim në rrugë e « të bërtasim » të therrasim emrin tëndë gjoja për të dhënë zemër se ti nesër po shkon sepse ti nuk më ke parë qe njëzet vite se unë veç jam në rrugë. Zemër i ipet vetëm atij që din të jap prej saj.
Jami në rrugë! Shko ti… nuk do të qajmë për ty.
Po qajmë bashk me ata që ti i pate harruar.
Shko ti nesër.
U ktheve apo s’u ktheve për neve asgjë nuk ndryshon. Do të vazhdojmë në hallin tonë t’a luftojmë pandeminë, me atë që kami e me aq sa dijmë.
Nuk jemi kah qajmë për ty. Shko ti…
Merre mjegullën me vete.

MLH

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2676527692587185&id=100006899415021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *