Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një status në Facebook të Rexhep Qoses përmes të cilit thekson atë që e quan fushatë urrejtjeje në disa segmente të politikës dhe medias kosovare ndaj Shqipërisë. Shkruan Rama:

“Sapo më dërgoi zyra e shtypit statusin e mëposhtëm që Akademiku Rexhep Qosja ka postuar në faqen e tij sociale sot. E pata të pamundur të mos e ndaj me ju, sepse e pamundur është të mos preket plaga që një tufë xhagajdurësh, me atributet e rrejshme të patriotit a të mendimtarit, që rëndom politika a gazetaria në trojet tona u’a mveshin njerëzve pa din e as iman, po rreket të hapë, zgjerojë e thellojë, bash ashtu siç e demaskon me një qartësi të dhimbshme Rexhep Qosja, në shënimin e tij.”

POR…

“Në një pikë nuk jam dakord me Rexhep Qosen!

Kjo urrejtje e organizuar shoviniste ndaj Shqipërisë, siç ai e quan, nuk është thjesht një organizim mjetesh politike, mediatike e financiare, sa të paskrupullta aq edhe të errëta, e cila sipas Rexhep Qoses, mund të sjellë pasoja në marrëdhëniet mes të dy shteteve shqiptare, por një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën.”

Qosja citon vetë dy media, gazetën “Express” dhe një televizon T7, ndërkohë që kryeministri I Shqipërisë e përgjithëson si fushatë.

Lexo po ashtu:  Lajm i mirë: Ndahen 100 milionë euro mbështetje

Nuk duket se ka një urrejtje ndaj Shqipërisë në të gjithë këtë polarizim mediatik dhe politik. Sepse urrejtja të angazhon, por po përvijohet ajo thyerje që vihet re edhe brenda vetë Shqipërisë ku pushteti dhe vetë z. Rama ka aftësi ndarëse dhe jo bashkuese. Ai personalisht është një figurë që rrit profilin e vet përmes nxitjes së keqkuptimeve siç bën sot me këtë status të Qoses të cilin e përdor për frymëmarrje retorike ndaj sulmit që vjen nga Kosova, ku ai nuk është I mirëpritur për shkak të veprimeve të veta. Dhe që kërkon t’ia faturojë Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *