Karoly Takacs

Të gjithë ne përballemi me vështirësi dhe sprova në jetë, kush më pak e kush më shumë. Ka njerëz të cilët kur i gjunjëzon e keqja ngrihen sërish në këmbë për të vazhduar jetën dhe për tu përballur me sfidat e reja. Ka njerëz të cilët qëndrojnë të gjunjëzuar për një kohë të gjatë. Por ka edhe të tjerë të cilët nuk dinë si të ngrihen sërish. Boksieri që është shembur përtokë nga goditja e fortë ka dhjetë sekonda për tu ngritur sërish dhe për të vazhduar ndeshjen. Nëse ngrihet në sekondën e 12 ai e humbet ndeshjen. E tillë është dhe jeta. Të gjithë ne shembemi ndonjëherë përtokë nga goditjet e saj dhe na duhet të ngrihemi shpejt dhe ta marrim veten pasi sfida të reja na presin. Të qëndruarit “shtrirë” dhe të gjunjëzuar para vështirësive dhe goditjeve të jetës nuk i shërben askujt. 

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Emri i tij është Karoly Takacs, një i ri hungarez plot ambicie për të ardhmen dhe që merrej me sportin e qitjes me pistoletë. Bëhet fjalë për vitin 1938 dhe Karoly Takacs synon të marrë pjesë në lojrat olimpike të vitit 1940 që zhvillohen në Tokio dhe të fitojë medaljen e artë. Falë aftësive të tij në këtë sport ai kishte shumë shpresë për medalje të artë, shumë shpresë kishte dhe trajneri i tij. 
Për shkak se lufta e dytë botërore sapo kishte filluar, Karoly Takacs e marrin të shërbejë në ushtri, ku edhe atje nuk hoqi dorë nga sporti i tij i dashur. Por… jeta ka befasitë e saj. Gjatë stërvitjes atij i shpërthen një granatë në dorën e djathtë dhe për rrjedhojë e humbet të gjithë krahun. Kjo do të thoshte fundi i ëndrrës së tij për të vajtur në Tokio dhe për tu bërë kampion në qitje.
Ai qëndroi një muaj në spital duke marrë trajtimin mjekësor, por njëkohësisht edhe psikologjik, pasi vuante shpirtërisht për gjëmën që i kishte rënë.
Shumë njerëz të gjendur në një situatë të tillë i kanë dhënë fund jetës, ose të paktën janë izoluar dhe askush nuk ka ditur çfarë ndodh me jetën e tyre. Vallë çfarë do të bëjë i riu hungarez Karoly Takacs? A do të ngrihet sërish dhe të vazhdojë jetën me të njëjtin sportivitet dhe të përmbushë ëndrrat e tij? Apo do të zhytet në gjendje depresioni të thellë? 

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Karoly Takacs zgjodhi që të vazhdojë ëndrrën e tij. Ai filloi të stërvitej me dorën e tij të majtë me një trajner privat dhe pa rënë në sy nga të tjerët. Dy tre muajt e parë ishin një tmerr i vërtetë për të. Për çdo muaj që kalonte Karoly Takacs shënonte përmirësime të dukshme në përdorimin e dorës së majtë. Një vit më vonë, 1939, organizohet një kampionat qitje për herë të parë në Hungari. Mes qitësve të tjerë që do të merrnin pjesë në kampionat hyri dhe Karoly Takacs. Miqtë dhe dashamirësit e tij me ta parë filluan ta ngushëllojnë për fatkeqësinë që kishte kaluar dhe e falënderuan për faktin që kishte ardhur që ti ndjekë. Por ata mbetën pa frymë kur kolegu i tyre u tha:”Nuk kam ardhur tu ndjek, por kam ardhur të marr pjesë!” 
“Po si do të qëllosh pa dorën e djathtë?!” e pyetën ata të habitur.
“Do të përdor dorën e majtë!” ua ktheu ai.
Rezultati i kampionatit ishte befasues për të gjithë: Karoly Takacs fitoi vend të parë!

Tashmë ishte gati të shkojë në Tokio për të marrë pjesë në lojrat olimpike që zhvillohen atje, por për fat të keq, lojrat u anuluan për shkak të luftës. Edhe katër vite më vonë lojrat olimpike u anuluan dhe Karoly Takacs do të marrë pjesë vetëm në lojrat e ardhshme, në të cilat ai ishte 38 vjeç. Ishte e vështirë të merrje pjesë në këtë moshë në garat e qitjes, por Karoly Takacs nuk njihje pengesa. Ai mori pjesë në lojra dhe fitoi medalje të artë. Jo vetëm kaq, por vendosi një rekord të ri në qitjen me pistoletë. Edhe në lojrat olimpike të ardhshme, edhe pse ishte 42 vjeç, ai mori pjesë sërish dhe fitoi medalje të artë përsëri. Emri i tij u regjistrua si personi i parë që ka fituar dy medalje të njëpasnjëshme me dorën e majtë. 

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Të gjithë ne gjunjëzohemi dhe rrëzohemi, por ai që ngrihet sërish menëjherë pas goditjes, është ai që meriton të vazhdojë ngjitjen e shkallëve të suksesit. Mos u qaravit duke thënë “Përse unë o Zot”, mos u mërzit për atë që humbe por fokusohu tek ato që i ke akoma. Madhështia më e madhe e jona si qenie njerëzore është se sa herë që rrëzohemi kemi aftësi të brofim dhe të ngrihemi sërish, nëse duam. Japonezët kanë një thënie:”Nëse rrëzohesh nëntë herë, ngrihu dhjetë!”

Lexo po ashtu:  “Ne duhet t’i inkurajojmë njerëzit të flasin me njëri-tjetrin”

Elmaz Fida /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *