Mediat citojnë sot kryeministrin Edi Rama të jetë shprehur ndër të tjera se: “Unë nuk jam i përsorur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj. Shqipëria të jetë shtëpia ku cdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar”.

Ky pasazh ka brenda disa elementë demagogjie dhe hipokrizie që synon të normalizojë një portret të atij që përndryshe shpallet si lider i Ballkanit, si i afti i të aftëve dhe si Mesia i këtij shekulli për shqiptarët. Ta nisim nga fundi. Zoti Rama pretendon të punojë për një Shqipëri ku çdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar. Në fakt askush nuk e kërkon këtë nga një kryeministër. Nëse do flasim nga interesi ynë familjar, ne do të dëshironim shumë që nesër Shqipëria të jetë një vend ku fëmijët tanë të ndjehen të sigurtë dhe të qetë në punën e tyre. Të kenë disa mundësi dhe të mos mendojnë vetëm për të ikur. Por si mundet ta presësh këtë gjë nga një qeveri që bashkëdrejton ekonominë e vendit me krimin, në forma nga më të ndryshmet. Nga një parlament ku nuk merret më vesh kush hyn e kush del.

Lexo po ashtu:  Samiti Berlinit / Bosnja & Kosova

Për çfarë mund të jetë krenar për Shqipërinë një shqiptar sot? Cili shqiptar normal do krenohej kur sheh kryeministrin në vitin 2021 të premtojë ujë 24 orë, ndërkohë që kontratat e secilës familje ngrihen mbi këtë detyrim që nuk e zbatojnë kurrë?

Sigurisht që nuk të vjen as turp me këtë zhele Shqipëri të drejtuar nga kryeministri firmato. Sepse as ka qenë ndonjë Zonjë e Randë siç na thanë. Të vjen vetëm të qeshësh, sepse tek e qeshura gjen ngushëllim e vërteta e madhe se Shqipëria nuk po bëhet dot edhe pse e shpallin çdo gjë të mundshme.

Zoti Rama flet për veten duke dhënë tek karakterizimi realist i vetes një mundësi për ta besuar se ai është një ndër ne që thjesht shërben. Dhe si një njeri që punon ai bën gabime. Kjo nuk është e vërtetë aspak në mënyrën si paraqitet. Gabim është të ndërtosh politika jo largpamëse por nisur nga qëllime të mira. Vendimet e z. Rama janë faje dhe faje të vetëdijshme për pasojat. Ajo video e z. Rama me Lefter Kokën në komunikim me Nasip Naçon thotë shumë herë më tepër sesa çdo fotografi, buzëqeeshje dhe propagandë. Kjo është puna e z. Rama, kështu merren vendimet e qeverisë së Nusretit. Jo ndryshe. Në këtë kuptim nuk kërkon kush modelin ideal të kryeministrit, por dikë që të paktën pranon rregullin demokratik të llogaridhënies dhe diskutimit. Kullat në Tiranë janë një punë e pistë e z. Rama sepse vetëm ai mund të autorizojë ndërtimin e tyre dhe pjesë e trilleve të tij.

Lexo po ashtu:  Surroi gabon, serbët s'integrohen dot me privilegje

Ndaj Shqipëria e sotme, ajo që po profilizohet nga puna e këtij njeriu, nuk ka sesi të jetë Shqipëria e fëmijëve tanë. Ajo është Shqipëri e fëmijëve të tij, të Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe enturazhit të tyre, sepse askush si këta, as Sali Berisha, as Fatos Nano, e madje as edhe Enver Hoxha nuk kanë bërë shpërndarje kaq të shpërpjestuar të pasurisë publike dhe burimeve saqë të detyrojnë një pjesë të shoqërisë se me këtë vend e lidh jo historia familjare, prona, puna dhe dëshira për të afrimuar aftësitë, por vetëm rroga dhe dëshira për të ikur.

E Mira e kërkon që ky vend të jetë Edhe i fëmijëve të politikanëve, jo Vetëm i fëmijëve të politikanëve. Dhe sesa i jetueshëm apo jo është një vend, nuk mund të jetë çështje perceptimi.

s.zaim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *