Besnik Pula

Pashë copëza nga paraqitja e Edi Ramës në një televizion kosovar, sa për të dëgjuar arsyetimin e këtij njeriu për veprimin e shëmtuar të qeverisë së tij një dite më parë. Arsyetimi që nxori bënte fjalë për në një raport inxhinierik që qenka bërë për godinën e Teatrit qysh në vitin 1999, deri tek një eksperiment i ri institucional e buxhetor për Bashkinë e Tiranës që z. kryeministër paska vendosur ta zhvillojë pikërisht me Teatrin. Ata më të informuar se unë mund të dinë më mirë se çfarë skemash fshehen mbrapa këtyre arsyetimeve koti. Por, një gjë më bën përshtypje të thellë mua, nga vëzhgimet e kohë pas kohshme të kësaj figure. Arsyetimet që Rama jepte janë për ta fyer inteligjencën e secilit person me dy fije mend. Dhe, pikërisht këtu qëndron rëndësia e asaj që fliste Rama. Atij nuk i bën më përshtypje se çfarë flet, çfarë arsyetime jep e sa bindëse ato janë për tjetrin. Sepse që prej kohësh ai ka tejkaluar një barrierë jo vetëm politike, por edhe psikologjike, për rolin dhe mandatin e tij. Rama tashmë nuk percepton më dallim midis pushtetit dhe egos së tij. Nuk ka më dallim midis skenës së historisë ku ai vepron, dhe vetes së tij si protagonist në të. Sepse në mendjen e tij, ai është skena, protagonisti, dhe narracionisti i historisë, brenda së cilës të tjerët janë vetëm pengj dhe të nënshtruar, apo për t’u nënshtruar.

Lexo po ashtu:  Edi Rama: "Nuk e sulmoi Kosova, Serbinë por ndodhi e kundërta, iu dogjën shtëpi e katandi, ishin nga Beogradi ishin ushtarët e Sllobodanit, u përdorën për djegie plaçkitje, përdhunnime dhe spaastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, krimminelët e asaj lufte janë disa nënë dhe disa mbi dhe por janë në Beograd”

Disa po na e paraqesin Ramën si një vegël të ca oligarkëve. Se Rama prihet nga ndonjë motiv i ulët për t’u pasuruar, apo për të realizuar ndonjë projekt ideologjik. Nuk më duket Rama vegël e oligarkëve aq sa Rama makro-instrumentalizuesi dhe harmonizuesi i një morie të mikro-interesave të shumta: të oligarkëve, klaneve politike të partisë, mediave, si dhe ca segmenteve kulturore, në shërbim të pushtetit të tij të personalizuar deri në shkallë banale. Dhe pikërisht këto fakte e bëjnë atë politikisht edhe më të rrezikshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *