Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropën dhe Euroazinë në USAID, shprehet në një intervistë për Radio “Evropa e Lirë” se nuk duhet pritur ndyrshim në qasjen e SHBA ndaj partnerëve të vet në Europë dhe Ballkan.

Unë nuk parashikoj që Shtetet e Bashkuara do ta ndryshojnë pozicionin dhe punën e tyre ndaj të gjithë partnerëve tanë evropianë, e kjo vlen edhe për Kosovën

ka thënë ndër të tjera ajo.

E pyetur mbi pasojat ndaj qeverisë në Kosovë, nisur nga kritikat e shumta që i janë drejtuar kryeministrit Kurit nga administrata Biden, McKee ka thënë se:

Mendoj se çdo partneritet, qoftë ai një martesë apo partneritet strategjik dypalësh, ka ngritjet dhe uljet e veta. Por, gjithashtu mendoj se, nga ajo që kam parë gjatë këtij udhëtimi, ju i kapërceni pengesat ekzistuese dhe identifikoni bazamentin e përbashkët, qëllimet e përbashkëta drejt realizimit të të cilave keni punuar dhe vazhdoni të punoni së bashku, përgjatë qeverive të ndryshme të Kosovës dhe administratave të SHBA-së.

Mendoj se, ashtu siç e keni parë gjatë punës sonë, partneriteti ynë, veçanërisht me popullin e Kosovës, ka mbetur i qëndrueshëm dhe i palëkundur

Një garanci që duket se shtohet nëse sheh me vëmendje emërimet e ekuilibruara të Donald Trump në administratën e vet të re.

Lexo po ashtu:  Mediat e korruptuara në Shqipëri: "Debilat e Albin Kurtit prishën festivalin"