Kryeministri Avdullah Hoti nesër do të mbajë takim me komitetin e menaxhimit të pandemisë, ku do të vendos se a do të shpallet ose jo gjendja e jashtëzakonshme.

Hoti thotë se disa kryetarë e kanë përkrajur këtë propozim.

Mirëpo një gjendje të tillë, nuk po e duan bizneset e as qytetarët e vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme miratohet nga 2/3 e votave të deputetëve prezent në sallë.

Hoti të dielën vendos për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, kundër saj dalin bizneset e qytetarët

Është dita e tretë që në faqen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë po dalin mbi 200 të infektuar.

Në mesin e këtyre rezultateve nuk po mungojnë as rastet që po përfundojnë me fatalitet.

E këto shifra duket që e kanë alarmuar kryeministrin, Avdullah Hoti

Shefi i Qeverisë ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas tij për këtë janë pajtuar edhe kryetarët e komunave.

Vendimin për gjendje të jashtëzakonshme duhet ta marrë Kuvendi i Kosovës.

Sipas juristit Mentor Beqiri për të duhet të votojnë 2/3 e deputetëve të pranishëm.

Lexo po ashtu:  Ushtria austriake paraqiti qenin e parë ushtarak që zbulon virusin korona duke .....

Por Beqiri nuk e sheh të arsyeshme marrjen e këtij hapi nga ana e qeverisë.

E drejtori i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi thotë që gjendja e jashtëzakonshme do e dërgojë vendin në katastrofë ekonomike.

Se gjendja e jashtëzakonshme do të  paralizojë ekonominë ne vend po e thonë edhe disa pronarë të lokaleve. Sipas Përllumb Bajqivocit, nëse edhe njëherë tjetër do të mbyllen lokalet i njëjti nuk do të ketë mundësi ta hap përsëri.

Por kryetari i asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë që gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton mbylljen e bizneseve.

Por megjithatë disa kryetarëve të komunave nuk po pajtohen me vendimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në mesin e tyre është edhe bashkëpartiaku i Hotit, Lutfi Haziri.

Kundër ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kurse propozimi i kryeministrit, Avdullah Hoti nuk po i duket i pranueshëm as qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë edhe mikrobiologu, Lul Raka rekomandon që qytetarët të mbajnë maska në cdo moment dhe kështu do të ulet lakorja e të infektuarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *