Dy raste tashmë janë konfirmuar që janë prekur nga cornoavirusi në Republikën e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia theksoi se nga dy rastet e konfirmuar, njëra ishte shtetase italiane.

Ndërkaq, personat të cilët kanë pasë kontakt me ndonjë person të prekur me koronavirus apo edhe kanë qenë në vendet apo zonat të cilat janë të prekura me sëmundjen COVID-19 dhe kanë probleme me temperaturë, me kollë dhe frymëmarrje duhet të telefonojnë në numrin e Ministrisë së Shëndetësisë : 038 200 80 800.

Nga MSH-ja preferohet që nëse keni këto shenja dhe historik të udhëtimit në këto vende duhet të rrini në shtëpi të vetkarantinuar dhe të telefononi në këtë numër për të kërkuar ndihmë nga mjekët.

Lexo po ashtu:  A mund të shkaktojë kancer stresi kronik? Ja se ç’thonë faktet shkencore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *