Numri i viktimave të coronavirusit është rritur në 1.873, ku në mesin e tyre është edhe drejtori i një spitali në Wuhan, neurokirurgu Liu Ziming, thuhet në njoftimin e Komisionit për Shëndetësi në Wuhan, raporton CNN.
Ndërkaq numri i të vdekurve nga coronavirus jashtë Kinës ka shkuar në pesë, derisa të infektuar janë mbi 73 mijë persona në mbarë botën.
Kina do t’i cilësojë si heronj të gjithë punonjësit shëndetësor që kanë humbur jetën në luftën kundër coronavirusit.
Ndërkohë, janë zbuluar edhe 99 raste tjera me coronavirus në anijen Princess Diamond në portin japonez, ku SHBA-të kanë evakuuar 300 shtetas të tyre dhe që të njëjtën gjë planifikojnë ta bëjnë edhe Kanadaja, Hong Kongu dhe Italia.