Thuhet se faktorë psikologjikë të tillë si emocionet, fshihen prapa veprimeve të ndryshme të njerëzve

Sipas një studimi personat të cilët ndihen sikur kanë humbur kontrollin mbi ambientin të cilin i rrethon si familja, puna, shoqëria, blejnë më shumë produkte pastrimi, qetësues dhe qumësht të skremuar se të tjerët.

Blerësit me gjasë besojnë se cilësitë  të cilat lidhen me zgjidhjen e problemeve – ose në rastin e qumështit të skremuar, i cili lidhet me shëndetin dhe funksionalitetin – do t’u ndihmojnë atyre të ndihen sikur kanë më shumë kontroll mbi jetën e tyre.

Perceptimet mbi kontrollin shfaqen në shportën tuaj  thonë studiuesit.

Blerësit që më parë rikujtuan  ndjenjën e humbjes së kontrollit blenë më shumë se dyfishin e numrit të produkteve “utilitariste”, si mjetet dhe pajisjet për pastrim, se sa blerësit e tjerë.

Ndërsa hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit materialistë kanë tendencë të shpenzojnë për të blerë kur  ndihen të shqetësuar dhe njerëzit e vetmuar  u drejtohen  dyqaneve të shtyrë nga po të njëjtat ndjenja.

Lexo po ashtu:  Rregullat e arta: Si të bëni fëmijët ta duan fort leximin

Studimi i dyqaneve ushqimore dhe sjelljes konsumatore , janë ndër të parat që lidhin  mungesën e kontrollit të perceptuar me zgjidhjen e  produkteve  “utilitare” e cila është një mënyrë e mirë për të pasur parasysh ndërlidhjen e tyre dhe ndikimin të cilin kanë ndjenjat në shpenzimet  mujore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *