Për gjuhë e shkrim

Rob ishim…
Fjalën e shkronjën
Armiku s’na e la në robni.

Hesht e duro!
Mbi gojën grusht,
Me duar vargonj të zi.
Po e kaluemja u shemb.

O, fol
E shkruaj në gjuhën amnore,
Nuk je më rob.
Je sokol –
I lirë sot prore!

Nga: Esad MEKULI

Lexo po ashtu:  Takimi Ora – Kurti, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit me qëllim të promovimit të kulturës shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *