O milet!

Amani ju koftë, kush t’çohet i pari le t’vjedhë. Kush t’çohet i dyti le t’han. Kush t’çohet i treti le t’shanë.
I katërti le t’i rrunë tre t’parët e t’sundon!
Ai le tua ban gjykatën; pse s’kan vjedhë ma shumë; pse s’kan sha me flliqtë e pse s’kan hangër m.. me grushta!
O milet!
Jemi e vetmja racë, që kur jemi n’pushtet, dimë si vidhet, si q..het, si dhihet, si mashtrohet, si tradhëtohet…!
Kur e humbim pushtetin, bahemi analistë e vjellim krejt ate që e kemi hangër, kur sundojshim!
Mendimtar bahemi e kallxojmë kopalla e përralla e rritemi si lozë kungulli mbi tallat e kallamoqit!
E presim vjeshtën me ra brymë e me na u djegë lozët e n’pranverë prap mu ba kunguj!
Por, Fadil Hoxha ka vdekë e “Pranvera e tij vonohet” e pushtetarëve analistë, u bien flokët e bahen budallica!
Veç shyqyr që turqit e kanë zbritë çmimin e mbjelljes se flokëve, e tullacët bahen kaçurrela, e s’dihet kush asht rrenc e kush hajnë.
Veç mua m’keni sagllamë: Cullak të kryet e të bytha, (me nder me thanë)!

Lexo po ashtu:  Këshilla për miqtë: Marrëveshja e fshehtë Fatos Nanos dhe Sali Berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *