Diego Simeone nuk është i befasuar nga zërat për interesim në Jan Oblak, por shpreson që portieri të mbetet te Atletico Madrid.

Oblak ka qenë portieri më i mirë në La Liga në katër sezonet e fundit, dhe këtë sezon ka pranuar vetëm 26 gola në 36 ndeshje, duke ndihmuar Atleticon që arrijë sërish në top katër vendet e para.

Chelsea raportohet të jenë të interesuar për 27 vjeçarin nga Sllovenia, me spekulimet që sugjeronin se ata mund të përfshijnë në marrëveshje edhe Kepa Arrizbalaga.

“Kjo nuk më befason mua, çdo vit lojtarët tanë më të mirë kërkohen nga skuadrat më të mira”, ka deklaruar trajneri i Atletico Madrid, përcjell lajmi.net.

“Është normale të shkosh pas më të mirëve, dhe ne kemi shumë. Disa janë larguar dhe të tjerë kanë qëndruar”.

“Është logjike dhe normale që çdo kush dëshiron Oblakun. Ai është kapiteni ynë dhe një lojtar i rëndësishëm. Shpresoj që ne mund të mbështetemi në punën e tij, e cila është jashtëzakonisht e madhe për Atleticon”.

Lexo po ashtu:  Drama e Badu: “Në gusht rrezikova vdekjen, vrasësi i motrës sime ende i lirë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *