Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerëson se më shumë se ¼ e njerëzve në të gjithë botën – 1.4 miliardë – nuk kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, duke rritur kështu rrezikun për një sërë problemesh shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe disa lloje kanceri.

Numri më i lartë i personave që nuk janë aktivë sa duhet fizikisht është te vendet me të ardhura të larta. Raporti ka zbuluar gjithashtu se gratë në të gjithë botën bëjnë një jetë më sedentare se burrat, përveç dy rajoneve në Azi.

Hulumtuesit shkencorë nga Organizata Botërore teShëndetësisë analizuan të dhënat e raportuara nga disa anketime të kryera në 168 shtete të ndryshme të botës, ku janë përfshirë 1.9 milionë njerëz. Ata zbuluan se në vendet me të ardhura të larta, si Britania apo SHBA, përqindja e njerëzve jo aktivë është rritur nga 32% në vitin 2001 në 37% në vitin 2016, ndërkohë që në vendet me të ardhura të ulëta kjo përqindje ka qenë e qëndrueshme, rreth 16%.

Lexo po ashtu:  Ata që marrin vitaminën A, E dhe D kenë më pak probleme të frymëmarrjes

Jo aktivë cilësohesh nëse kryen më pak se 150 minuta në javë aktivitet fizik të moderuar ose 75 minuta me intensitet të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *