Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se qindra miliona njerëz mund të jenë infektuar me koronavirus, shumë më tepër se numri aktual prej më shumë se 35 milion.

“Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10 përqind e popullsisë globale mund të jetë infektuar nga ky virus,” i tha Mike Ryan, shefi i operacioneve urgjente të OBSH-së, të hënën bordit ekzekutiv të agjencisë globale të shëndetit.

“Kjo ndryshon në varësi të vendit. Ndryshon nga një qytet në tjetrin. Ndryshon midis grupeve të ndryshme. Por ajo që do të thotë është se shumica dërrmuese e botës mbetet në rrezik.”, ”tha Ryan në Gjenevë.

Sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins, janë rreth 35.2 milion raste me koronavirus të konfirmuar deri më tani, me më shumë se një milion vdekje.

Lexo po ashtu:  Nuk jemi kah qajmë për ty, ti shko...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *