Përshëndetja me bërryl, e cila u shndërrua në një zakon pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit, duhet të shmanget, pasi është shumë e rrezikshme.

Të paktën kështu pretendon kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai shpërndau në rrjetin social Twitter një mesazh të ekonomistes Diana Ortega, e cila deklaronte se OBSH nuk rekomandon përshëndetjen me bërryl, por përshëndetjen duke vendosur dorën në “zemër”.

“Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus nuk e këshillon përshëndetjen me bërryla, pasi nuk ruhet distanca e sigurisë, duke rritur kështu mundësinë për transmetimin e infeksionit”, shkroi në Twitter, Ortega.

Një mesazh ky që ka vendosur në mëdyshje shumë persona, duke përfshirë politikanë, por edhe shumë personazhe të jetës kulturore, e kanë praktikuar këtë lloj përshëndetjeje sidomos pas rekomandimit për të mos shtrënguar duart si një masë parandaluese, fillestare, për transmetimin e virusit Covid-19 nga njëri person tek tjetri.

Pavarësisht kësaj, nëse rikthehemi në kohë, duke filluar që nga data 7 mars, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e kishte rekomanduar si një praktikë të gabuar përshëndetjen me bërryla.

Lexo po ashtu:  Nënsekretari amerikan, Hale: Përkushtimi i SHBA-së për Kosovën mbetet i palëkundur

“Kur përshëndetni njerëzit është shumë më mirë ta shmangni përshëndetjen me bërryla, pasi ju zvogëloni distancën ndaj një personi tjetër në më pak se 1 metër. Më pëlqen të përshëndes njerëzit, duke vendosur dorën në zemër”, shkroi drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Një këshillë që në atë kohë kaloi pa rënë në sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *