Pabarazia e madhe e vaksinimit ndaj Covid-19 ka krijuar një pandemi me “2 korsi”, ndërkohë që vendet perëndimore janë të mbrojtura dhe vendet e varfëra janë të ekspozuara, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Gjashtë muaj kanë kaluar që kur vaksina e parë është administruar dhe vendet e pasura kanë injektuar rreth 44% të dozave në botë. Vendet me ëtë ardhura të ulëta kanë administruat vetëm 0.4%. Gjëja më shqetësuese e këtyre statistikave është se ky trend nuk ka ndryshuar për muaj me radhë. Kjo përbën kërcënim për të gjithë botën, jo vetëm për vendet e varfëra” u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus kreu i OBSH.

Mike Ryan, drejtori i programit të emergjencave, ndërsa pyetej se si OBSH do të detyrojë Kinën që të jetë më transparente, tha se nuk mund të detyrojë asnjë vend që të ofrojë më shumë të dhëna mbi origjinën e Covid-19. Ai premtoi se do të propozojë studime për të çuar kuptimin mbi origjinën e virusit në një “nivel tjetër”. “OBSH nuk ka fuqinë për të detyruar asnjë”- tha Ryan, duke shtuar se pret bashkëpunim dhe mbështetje nga të gjithë vendet anëtare. Ekzistojnë teori konkurruese, ku njëra tregon se virusi ka kaluar nga kafshët, me shumë mundësi lakuriqët e natës, tek njerëzit, dhe tjetra teori sugjeron se ka dalë nga laboratori në Vuhan. Ekipi i OBSH që vizitoi kinën më herët gjatë vitit për të hetuar origjinën e virusit, thanë se nuk kishin akses tek të gjithë të dhënat, duke nxitur debat mbi trasnparencën e kinës.

Lexo po ashtu:  Argumentat/ Tre alibitë e propagandës së Bashës për protestën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *