Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se do të duhen ende shumë muaj përpara së një vaksinë ndaj Covid të jetë në dispozicion publikut. Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se teksa ndërkohë nuk ka ende një kurë 199% efektive për të luftuar infeksionin, mënyra e vetme për të kontrolluar këtë pandemi vdekjeprurëse është përmes sjelljes personale – disa metra larg nga të tjerët në mjediset sociale, dhe mbajtja e maskës kudo

“Në mënyrë të veçantë, unë u bëj thirrje të rinjve të mbajnë maska pasi nga sjellja e përgjegjshme varet shëndeti i tyre dhe i të tjerëve”, – tha kreu i Organizatës. Për Tedros Adhanom Ghebreyesus, “Disa mendojnë se detyrimi për të mbajtur maskë shkel lirinë e tyre të zgjedhjes – por sa më shumë njerëz do t’i mbajnë ato, aq më shumë do të kemi liri për të dalë”.

Dje, 239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës I drjtuan një letër OBSH-së, përmes së cilës i kërkonin asaj të rishikonte rekomandimet për infeksionin e Covid, përfshirë edhe transmetimin në ajër të virusit. Sipas tyre, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij.

Lexo po ashtu:  Rënia e flokëve, simptomë e mungesës së vitaminës D që nuk duhet ta injoroni

Ekspertët u shprehën se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë prej një kohë të gjatë ka thënë se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërklat që dalin nga kanalet e frymëmarrjes, me anë të kollitjes ose teshtimës, dhe se këto pika shpejtë bien në tokë.

Dr. Soumya Sëaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, deklaroi dje se anëtarët e kësaj agjencie po përpiqen të vlerësojnë dëshmitë e reja shkencore sa më shpejt që është e mundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *