Një milion dollarë për një avion luftarak, 500,000 dollarë për një helikopter: Një kompani ukrainase dëshiron të motivojë pilotët rusë me para për të dorëzuar avionët luftarak, shkuan revista gjermane “Stern”, përcjell MekuliPress.

Në luftë, me çdo kusht, lejohen të gjitha mjetet – edhe për të joshur armikun me para. Një kompani ukrainase po ndërmerr këtë hap: fabrika e armatimeve ‘Ukroboronprom’ po ofron një shpërblim për avionët ose helikopterët luftarak të grabitur nga ushtrisa ruse.

Për një avion luftarak, Ukroboronprom ofron një milion dollarë amerikanë, rreth 910,000 euro. Për një helikopter ofron 500,000 dollarë, pra më shumë se 450,000 euro.

Oferta vlen në mënyrë eksplicite për pilotët rusë, të cilët duhet të motivohen për tu dorëzuar. Në një deklaratë në faqen e tij të internetit, grupi iu drejtua dezertorëve të drejtpërdrejtë: “Për pilotët e Federatës Ruse që janë të gatshëm të marrin pjesë në këtë program, ne garantojmë dhënien e shtetësisë në një vend të lirë”, citon MekuliPress

Lexo po ashtu:  Ish-pjesëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tregon përjetimet e luftës së Kosovës /Video/

Pilotët rusë në këtë mënyrë mund të bëhen “të lirë dhe të pasur”: “Ata dhe familjet e tyre mund të bëhen njerëz të pasur, të cilët nuk janë më të detyruar të zbatojnë urdhra kriminale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *