Në një kohë ku SHBA-të ‘vlonin’ nga protestat kundër dhunës se policisë dhe vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd, një shqiptar me detyrë oficer policie është kthyer në hero duke shpëtuar nga mbytja dy persona nga mbytja në Florida (babë e bir afrikano-amerikanë).

Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë, ku rreth orës 10:30 të mëngjesit, një familje në Silver Sands Beach Resort vendosi të shkonte për të notuar.

Babai dhe djali i tij dy vjeç filluan të notonin thellë në det. Por brenda disa minutash, një dallgë e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babai i tij në det të hapur. Babai u përpoq të qëndronte pranë vogëlushit, por më vonë i mbaruan energjitë.

Për fat të mirë, oficeri i policisë, i quajtur Ermir Vila edhe pse jashtë shërbimit nuk e mendoi dy herë për t’u shkuar në ndihmë. Ai pas disa minutash përpjekje arriti të nxirrte në breg baba e birë.

Djali ishte me fat që kishte krahët e ujit dhe, megjithëse ai lëshoi ​​në det të hapur, ishte në gjendje të merrej pa lëndime. Shefi i zjarrit Paul Dezzi tha nëse nuk do të ishte për notimet, fëmija do të ishte mbytur.

Lexo po ashtu:  “Ne do ta heqim tarifën sapo ta zbatojmë reciprocitetin me Serbinë"

Pas kësaj ngjarje, Vila u nderua nga shefi i zjarrfikësve, Paul Dezzi. Paul Dezzi, në emër të County Longboat Key, i dha oficerit Vila një “Medalje e Nderit” e cila iu dërgua shefit të Policisë në Shelby për t’ia paraqitur oficerit Ermir Vila. Mirëpo, ajo çka u ka bërë përshtypje të veçantë autoriteteve amerikane, qytetarëve dhe gazetarëve, ka qenë thjeshtësia e shqiptarit.

Ermir Vila u tha gazetarëve dhe autoriteteve vendore se ai mbetet i përulur për të gjithë ngjarjen : “Nuk e ndiej se meritoj ndonjë vëmendje të veçantë, ngase si unë dhe çdo oficerë policie, apo qytetar nëse i jepet mundësia, përpiqen për të bërë më të mirën, për të ndihmuar të tjerët në çdo rast”, transmeton Dita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *