Goditja e rëndë e mbytjes së anijes “Moskva”, më e madhja e flotës detare ruse në Detin e Zi, duket sikur ka egërsuar edhe më shumë strategjinë sulmit ushtarak të Kremlinit ndaj Ukrainës.

Nata e kaluar ka përjetuar disa nga sulmet raketore më të mëdha nga fillimi i konfliktit, duke përfshirë edhe qytete në perëndim si Lviv, pak kilometra nga kufiri me Poloninë. Por provokimet e Moskës nuk ndalen këtu. Në një lojë psikologjike që përzihet me sulmet në terren, Moska ka vendosur të japë sinjale konkrete që vendosmëria e saj në Ukrainë shkon deri aty ku mund të mendojë edhe përdorimin e armëve jo konvencionale.

Një video e shpërndarë ditën e sotme tregon disa bombardues Tupolev Tu-95, që përshkojnë qiellin pak kilometra nga kufiri ukrainas, por ende në territorin rus, në rajonin e Kalugës.

Bombarduesit Tu-95 njihen në fjalorin ushtarak edhe si “Arinj”, nga dimensionet dhe pesha e tyre domethënëse, që padyshim nuk i lejon një shpejtësi të madhe por që për dekada kanë përfaqësuar potencialin bërthamor të Moskës. Edhe pse ka pasur modernizime të shumta nder vite, bombarduesi bërthamor në fjalë nuk ndryshon shume nga prototipi i parë i ndërtuar në 1952, dhe me atë që hodhi “Zarin”, bombën me të fuqishme të prodhuar ndonjëherë.

Lexo po ashtu:  Ja si reagon Edi Rama kur gazetarja serbe i ngriti tre gishtat përpara syve gjatë intervistës

Tejet i zhurmshëm, por me një jetëgjatësi rekord, Tu-95 mendohet të zëvendësohet vetëm rreth vitit 2040, kur do të jetë pothuajse 90 vjeçar. Në gjithë këto dekada, bombarduesi nuk është përdorur kurrë, në fushëbetejë deri ne vitin 2015, me urdhër të gjeneralit Alexander Dvornikov në territorin sirian, ku nuk hodhi bomba bërthamore por raketa Kh-101.

Gjenerali Dvornikov, “kasapi i Sirisë”, sot drejton operacionet në Ukrainë dhe ndoshta Tu-95 do t’i hyjnë në punë në javët në vijim, një ogur i zi për popullsinë civile në Ukrainë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *