Delegacioni shqiptar do të pozicionohet në krah të Shteteve të Bashkuara në “patkoin” e shteteve të Këshillit të Sigurimit. Lajmi është bërë me dije nga zëvendës përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB, Albana Dautllari.

Për herë të parë që nga anëtarësimi në OKB, Shqipëria është bërë pjesë e Këshillit të Sigurisë me një mandat dy vjeçar. Vlen për t’u theksuar se në tavolinën ku marrin pjesë shumë shtete të tjera, Shqipëria do të qëndrojë krah SHBA-ve.

Nga janari i këtij viti në tavolinën e Këshilit të Sigurimit do të jenë edhe Brazili, Gaboni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gana.
Këto shtete pasojnë misionet diplomatike që dorëzuan mandatin si Estonia, Nigeria, SVG-ja, Tunizia dhe Vietnami. Më 11 qershor të vitit 2021, Shqipëria mori lajmin historik të pjesëmarrjes si anëtare e përkohshme në OKB.

Lexo po ashtu:  SHQIPËRISË PO I IKËN ELITA, OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njerëzve të aftë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *