Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë. Kurti gjatë vizitës në kompaninë e vajit Floil ka theksuar se rritja e çmimeve është artificiale.

“Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale është në dëm të konsumatorit”, tha Kurti.

“Aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë”, ka shtuar ai.  “U njoftuam se në stoqe i kanë rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, i cili pas përpunimit do të mjaftojë për rreth një muaj për konsumin që ekziston në vend. Është lajm tashmë që kemi vaj mjaftueshëm. Gjatë këtij muaji do të punojmë që të gjejmë alternativa ta reja me shtetet mike”, theksoi Kurti.

Kryeministri ka pohuar se kërkesa për vaj është artificialisht shumë më e lartë se sa konsumi.

Lexo po ashtu:  Berisha: Përshëndes reagimin e Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës ndaj deklaratave të Esat Toptanit të ri

“Aktualisht kërkesa është artificialisht shumë më e lartë se sa konsumi. Nuk është as për së afërmi duke u konsumuar nga ajo që po paraqitet si kërkesë. Është e vërtetë për shkak të invazionit rus në Ukrainë ka rritje të çmimit të vajit të papërpunuar në bursat ndërkombëtare, e cila po i afrohet nivelit prej 3,000 dollarë e vajit të papërpunuar”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, çmimi i vajit javëve të fundit ka qenë rreth 1.60 euro, por se tashmë një litër vaj po tregtohet deri në 4 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *