Portieri Andre Onana po shikon me vëmendje mundësinë për t’u bashkuar me klubin anglez, Chelsea.

Chelsea është i prirur për të zëvendësuar portierin Kepa Arrizabalaga dhe tashmë po shikojnë opsionet e mundshme.

Portieri aktual i Ajaxit, Onana, ka përfunduar në radarin e Bluve dhe ka deklaruar tashmë dëshirën e tij për t’u larguar nga Amsterdami këtë verë.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, 24-vjeçari do të dëshironte të bashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij, Hakim Ziyech, në Stamford Bridge.

Blutë përfunduan një marrëveshje për Ziyech në muajin shkurt, me reprezentuesin maroken që do t’i bashkohet klubit për sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, portieri i Kamerunit është vlerësuar shumë dhe është edhe në radarin e gjigantit katalunas, Barcelona.

Por, Chelsea do t’i ofronte atij fanellën me numër 1 dhe një lëvizje në Ligën Premier mund të jetë shumë e mirë për të refuzuar.

Lexo po ashtu:  Neymar nuk mund të kthehet më te Barça

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *