Nëse qeveria Britanike ndalon kompaninë Kineze Huawei, atëherë operatorët mund të vuajnë kosto të mëdha. Një gjë e tillë do të vononte me 18 deri në 24 muaj zgjerimin e disponueshmërisë së 5G në Britani.

Operatorët celularë Britanikë injorojnë paralajmërimet rreth Huawei

Huawei po ndihmon në zhvillimin e rrjeteve 5G për katër operatorët celularë Britanik edhe pse qeveria ende nuk ka konfirmuar nëse kompania teknologjike Kineze do të lejohet të ndërtojë infrastrukturën e gjeneratës së ardhshme wireless.

Zbulimi në fjalë vë nën rrezik marrëdhëniet Britani-SHBA ku kjo e fundit ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kompanisë edhe pse kjo e fundi mohon akuzat.

Huawei është i përfshirë në ndërtimin e rrjetit 5G në gjashtë nga shtatë qytete ku 5G-ja e Vodafone ka filluar të operojë. Gjithashtu kompania ka instaluar qindra antena 5G të EE dhe ka fituar kontratat 5G për 3 dhe O2.

Nëse qeveria Britanike ndalon kompaninë Kineze Huawei, atëherë operatorët mund të vuajnë kosto të mëdha. Një gjë e tillë do të vononte me 18 deri në 24 muaj zgjerimin e disponueshmërisë së 5G në Britani.

Lexo po ashtu:  Nxënësit maqedonas do të mësojnë gjuhën shqipe

Britania do të dështonte për tu bërë në lider në 5G, një objektiv shumë i rëndësishëm për qeverinë dhe ti kushtojë ekonomisë 4.5 deri në 7 miliardë paund.

Por edhe zyrtarët Britanikë kanë shqetësimet e tyre në lidhje me përjashtimin e Huawei teknologjia e së cilës është e avancuar dhe qëndrueshme. Në Dhjetor të vitit të kaluar rrjeti 4G i O2 ra për 24 orë me radhë për shkak të problemeve me teknologjinë e ofruar nga firma Suedeze Ericsson. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *