Përkundër që jemi thellë brenda territorit të Kosovës, mesazhe telefonike “Miresevini në Serbi” mund të pranoni, po sa të futeni në komunën e Novobërdes.

Në këtë pjesë të vendit, përfshirë disa fshatra të Kamenicës, kanë problem me rrjetin edhe operatorët vendor, teksa funksionojnë pa problem kompanitë serbe, duke i lidhur telefonat mobil me roaming sikur të jeni brenda territorit të Serbisë.

Banorët thonë se kanë probleme me rrjetin telefonik.

“Ne edhe me Valën kemi problem nuk kemi ashtu mjaftë valë që i plotëson nevojat por kemi pengesa edhe nga valët e Telenor Serbisë ato shpesh ndikojnë që mos me mujt na me pas qasje në rrjetet e Kosovës….Disa zona të komunës së Artanës ka pika ku mund të shfrytëzohen edhe valët e Serbisë, serbët sidomos ata që i kanë nevojat për folje ata i përdorin”, shprehet një banor.

Të gjitha këto ndërhyrje të operatorëve nga Serbia në territorin e Kosovës janë ilegale.

Këtë e pohon Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Lexo po ashtu:  Trump u bërtet qeveritarëve: “Duhet t’i ‘mbizotëroni’ ata ose do të dukeni si budallenjë”

Në një përgjigje për RTV Dukagjini nga ARKEP-i thonë se Kosova dhe Serbia nuk kanë marrëveshje që do të mundësonte harmonizimin e përdorimit të kanaleve frekuencore.

Më 15 dhjetor 2016 Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, e vendosi Kosovën në listën zyrtare të shteteve që kanë kode telefonike me hyrjen +383. Probleme të shumta me rrjetin e kompanive telefonike të vendit, ka edhe në pjesën veriore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *