Në përfundim të protestës të nisur të shtunën, kreu i PD ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme të grupit të kryesisë së Kolegjit të kryetarëve dhe aleatëve, ku është vendosur edhe zhvillimi i një tjetër protestë kombëtare ditën e hënë ora 19:00.

Gjithashtu opozita ka vendosur startimin e protestave prej së dielës, pa ndërprerje deri në lirimin e Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi.

“Nesër 11.00 protestë nga forumi më i lartë politik i PD dhe partive të tjera të opozitës tek drejtoria e Policisë. Të hënën ora 19.00 protestë kombëtare”, thuhet në vendimin e PD.

Mësohet se kreu i PD ka vlerësuar protestën dhe akuzon policinë për dhunë.

“Nuk ka pikë dyshimi që ishte protestë e jashtëzakonshme. Mllefi i njerëzve ka arritur kulmin. Kjo dhunë barbare ndaj protestuesve, arrestimi i tyre dhe veçanërisht arrestimi i Dollapit kërkon një përgjigje të fuqishme. Duhet një reagim i shpejtë. Me dy kushte Lirimi i menjëhershëm i të arrestuarve, si dhe arrestimi i menjëhershëm i autorëve të dhunës”, ka deklaruar Basha.

Lexo po ashtu:  Mediat serbe i japin zjarr: Më në fund qeveria e Kosovës e pranon që UÇK ka arkiva dhe që do t’i hapë ato

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *