Pas raportimeve në media se Aeroporti i Vlorës mund të merret me koncension për 35 vite nga ndërmarrja e Aeroportit të Pulias në Itali, qeveria organizoi në Vlorë një ceremoni për të prezantuar projektin e këtij aeroporti të bërë publik edhe më parë, ndërtimi i të cilit sipas kryeministrit nuk përjashtohet të kryhet nga vetë shteti.

“Tani që kemi projektin, kemi dhe opsionin e përfshirjes qysh në fillim të një kompanie serioze ndërkombëtare për ta ndërtuar dhe pastaj për ta operuar. Kemi dhe opsionin për ta filluar vetë ndërtimin, që të mos vonohemi përsëri, që të mos gjendemi përsëri përpara të papriturave që sjell çdo proces negocimesh dhe proces marrëveshjesh me palë të tjera. Ne kemi përcaktuar në buxhet një shumë për të filluar ndërtimin vetë si shtet dhe pastaj për të kaluar në një garë ndërkombëtare për operimin, pasi shtete nuk operojnë në aeroporte”- theksoi kryeministri.

Por PD reagoi, duke thënë se pas këtij projekti qëndron arkitekti  Marco Casamonti dhe se Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian. 

Lexo po ashtu:  Mundësia për maturantët që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, afati i aplikimit

“Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai”-theksohet në deklaratën e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *