Kompania tha se nga sot përdoruesit kanë opsionin për të fshirë deri në 25 komente njëherazi si dhe të bllokojnë ose kufizojnë disa llogari.

Instagram ka nisur testimet e disa veçorive të reja ditën e sotme e disa prej tyre vendosi ti sjellë me synimin për ta bërë platformën një vend më pozitiv. Kompania tha se nga sot përdoruesit kanë opsionin për të fshirë deri në 25 komente njëherazi si dhe të bllokojnë ose kufizojnë disa llogari.

Sipas kompanisë këto opsione janë testuar dhe janë pritur mirë nga përdoruesit. Instagram gjithashtu do tu japë njerëzve më shumë kontroll se kush mund ti etiketojë ose ti citojë në një postim.

Njerëzit mund të zgjedhin nëse duan që të gjithë ti etiketojnë, vetëm miqtë apo askush. Bëhet fjalë për etiketime në komente, historitë e Instagram apo në tituj. Opsion fshihet nën kategorinë e privatësisë tek konfigurimi i aplikacionit.

Të gjitha këto opsione janë veçanërisht të dobishme për ata që kanë numër të lartë ndjekësish të cilët mund të vihen në shënjestër nga përdorues të zakonshëm. Në lidhje me ngacmimet në platformë Instagram tha se kishte eliminuar 1.5 milionë pjesë përmbajtje gjatë tre mujorit të parë të 2020.

Lexo po ashtu:  Nën flamujt e melankolisë. Poezia e mrekullueshme e Migjenit

Parandalimi i ngacmimit në platformë ka qenë objektivi kryesor i Instagram dhe për këtë ka vënë në dispozicion një mori opsionesh të reja krahas përdorimit të inteligjencës artificiale për filtrimin e komenteve fyese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *