Organizata Botërore e Shëndetësisë sapo deklaroi që shpërthimi i koronavirusit është kthyer në një pandemi.

Shpërthimi i koronavirusit është pandemia e parë e shkaktuar nga një virus i këtij lloji, tha të mërkurën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Përshkrimi i situatës si një pandemi nuk ndryshon vlerësimin e OBSH-së për kërcënimin e paraqitur nga ky koronavirus. Ai nuk ndryshon atë që po bën OBSH-ja dhe nuk ndryshon atë që vendet duhet të bëjnë,” shtoi ai.

Kriteret specifike për një pandemi nuk janë të përcaktuara në mënyrë universale, por ekzistojnë tre kritere të përgjithshme: një virus që mund të shkaktojë sëmundje ose vdekje; transmetim i qëndrueshëm nga personi në person i këtij virusi; dhe dëshmi të përhapjes në të gjithë botën.

Lexo po ashtu:  Dietat mesdhetare e reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *