Pandemia e koronavirusit do të përkeqësohet “shumë e më shumë”, po qe se qeveritë dështojnë të ndërmarrin vendime të prera, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se “shumë shtete kanë marrë drejtim të gabuar”.

Virusi po përhapet në vendet në të cilat nuk janë duke u zbatuar apo respektuar masat e dëshmuara, ka sqaruar ai.

Amerika është epiqendër aktuale e pandemisë. SHBA-ja po përballet me rritje të rasteve, në kohën e përplasjeve midis ekspertëve shëndetësorë dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump. SHBA-ja, shteti më i prekur, ka mbi 3.3 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 135.000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Lexo po ashtu:  Reagon Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork: Miraton këtë apel...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *