Komunikatë për media

Organizata GERMIN nderohet me mirënjohje gjatë ceremonisë së Vitit të Ri Hebraik “Rosh Hashanah” në Prishtinë

16 Shtator 2020 – Mbrëmë në Prishtinë u shënua Viti i Ri Hebraik “Rosh Hashanah” me një manifestim të organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë. Ky organizim poashtu manifestoi miqësinë në mes popullit shqiptar dhe atij hebrej dhe njohjen reciproke Kosovë – Izrael. Në këtë ngjarje prezent ishin zyrtarë të lartë shtetëror, personalitete të shquara të vendit dhe përfaqësues të organizatave të tjera të njohura në Kosovë.

Me këtë rast, Kryerabinati i Shqipërisë ndau mirënjohje organizatës GERMIN “Për punën në zhvillimin e një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe angazhimin e Diasporës në vendlindje”. Germin është një organizatë jo-qeveritare, parimet dhe idealet themelore të së cilës bazohen në besimin se diaspora shqiptare duhet të luajë një rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të të gjitha vendeve në Ballkan ku jetojnë shqiptarët.

“Germin vlerëson se shqiptarët dhe hebrenjtë kanë histori të ngjashme jo vetëm sa i përket vuajtjeve përgjatë historisë, por edhe për faktin që një pjesë e madhe e popullsisë së këtyre dy popujve u përkasin komuniteteve të diasporës. Sikurse hebrenjtë, edhe shqiptarët janë të shpërndarë gjithandej globit, por gjithmonë të lidhur me vendet e origjinës. Ne si organizatë e mirëpresim vlerësimin nga komuniteti Hebrej në Kosovë dhe Shqipëri për punën tonë, dhe shresojmë për të bashkëpunuar në të ardhmen në fusha të ndryshme rreth angazhimit të diasporës në vendin e origjinës” theksuan përfaqësuesit e Germin.

Lexo po ashtu:  Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike

Germin falënderon Kryerabinatin e Shqipërisë dhe Komunitetin Hebrej në Kosovë për mirënjohjen dhe uron gjithë komunitetin hebrej për Rosh Hashanah. Qoftë vit i begatë e i mbarë për të gjithë hebrenjtë nëpër botë dhe për shtetin e Izraelit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *