Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka qenë në një mision vëzhgues në Ukrainën lindore për vite me radhë, njoftoi dje se do t’i duhet t’i jepte fund vendosjes afatgjatë.

Moska, një nga anëtarët e grupit, vuri veton ndaj një zgjatjeje të misionit.

“Ky nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë, por pozicioni i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit. Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, duke lehtësuar armëpushimet dhe duke punuar për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile ” tha kryetari i OSBE-së dhe ministri i jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau.

Misioni Special i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë ishte vendosur që nga viti 2014 kur shpërtheu konflikti për herë të parë midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia. OSBE-ja ishte e vetmja organizatë ndërkombëtare që ndoqi drejtpërdrejt konfliktin.

Lexo po ashtu:  Dalin përgjimet: Shërbimi sekret i Maqedonisë futi në kurth ish ushtarët e UÇK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *