Vëzhguesit e OSBE dënojnë pretendimet e presidentit të SHBA, Donald Trump në lidhje me “vjedhjen” e zgjedhjeve presidenciale nga demokratët.

Në një deklaratë të publikuar edhe në faqen zyrtare në internet, OSBE/ODIHR, dënon pretendimet e presidentit Donald Trump.

“Askush, asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Pas një fushate kaq dinamike, numërimi i çdo vote është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë”, shprehet Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.

“Pretendimet e pabazuara për mangësi sistematike, veçanërisht nga Presidenti në detyrë, përfshirë natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike”, vijon deklarata e OSBE/ODIHR.

Lexo po ashtu:  Pse nuk i kujtojmë dot ëndrrat tona?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *